TË FUNDIT

Moti për sot, e diel 25 gusht

Dita e sotme, e diel 25 gusht 2019, parashikohet të jetë e nxehtë.

“Temperaturat këto ditë janë 37-38. Por duke qenë se nga dje kemi rritje të ndjeshme të lagështirës, kjo bën që në shumë zona temperaturat të ndihen 5-6 gradë më shumë. Pra është një vapë mbytëse, zagushi. Sot dhe nesër kryesisht veriu dhe zona të izoluara në qendër të kenë rebeshe shiu, të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere”, shprehet Lajda Porja, meteorologe.

Java që vjen do të jetë me temperatura të larta dhe pa reshje.

“Nga e hëna në vazhdim do të kemi përmirësim të motit në gjithë Ultësirën Perëndimore, duke i lënë reshjet të fokusuara në zonat veri dhe verilindore. Do kemi temperatura të larta deri në fund të muajit, mot të qëndrueshëm për të gjithë ata që pushojnë në bregdet. Gjatë gjithë këtyre ditëve të pranishme do të kemi lagështirën”, shton më tej Lajda Porja.

Vapa ikën me gushtin, por meteorologët parashikojnë të kundërtën.

“Përsa i përket shtatorit, nuk është se presim ndonjë lajm të mirë, freskim të motit. Pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por 10 ditëshi i parë i shtatorit do të jetë zgjatim i gushtit, do të jetë i nxehtë. Nuk do që ndihet si vjeshtë”, shprehet më tej meteorologia.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat