Shpërthen karburanti, QSUT: Kanë djegie të shumta

urgje.jpg

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku 6 persona u plagosën dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

QSUT në një njoftim për mediat bënë me dije se në mesnatë ka mbërritur një nga të plagosurit, i cili ka rreth 40 % të trupit të djegur.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur mbrëmë rreth mesnates në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjec. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar. Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë dhe po kujdeset, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të  Djegie Plastikës”, njofton QSUT.

Një karburant ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme. Ka qenë shpërthimi në depozitën e karburantit që ka shkaktuar dëme të shumta. Policia dhe zjarrëfikesët për disa orë kanë luftuar me flakët dhe deri në orën 23:30 ato janë shuar plotësisht. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të dëmtuar 6 persona, ku dy janë në gjendje të rëndë.

scroll to top