TË FUNDIT

Policia me urgjencë në shtëpinë e Spartak Brahos

Policia ka marrë masa për ruajtjen e familjes së deputetit të Partisë Socialiste Spartak Braho pas ngjarjes e cila u bë publike se dy djemtë e tij, Kreshniku dhe Arbri janë kërcënuar me armë.

Siç shihet edhe nga pamjet në banesën e Brahos qëndrojnë 24 orë efektivë policie, në mënyrë që familja të jetë e qetë. Ndërkohë siç duket një makinë policie po ruan zonën pranë banesës së deputetit.

Kujtojmë se ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai i cili bëri publik lajmin se djali i deputeti socialist është kërcënuar me qytën e pistoletës në Durrës. Pas këtij denoncimi, Policia ka konfikrmuar ngjarjen.

Pas denoncimit tek Berisha, ka reaguar edhe Policia e Durësit e cila ka nxjerr dy njoftime njëri pas tjetrit ku tregon detajet e ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat