TË FUNDIT

Kajmaku i përgjigjet PD-së: S’jam arrestuar e dënuar!

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Agim Kajmaku ka reaguar sërish sot pas akuzave të PD. Në një status në Facebook, Kajmaku duke publikuar vulat e hyrje – daljeve në Greqi shprehet i sigurt se nuk është arrestuar në Greqi dhe as është dënuar. Ai thotë se shumë shpejt e vërteta do të dalë nga autoritetet.

Reagimi i Agim Kajmakut: Tellalli i PD u mor me mua prap sot, po s’ka problem se e vërteta vonon po nuk harron. Unë paskam urdhër arresti në Greqi dhe hykam e dilkam sa herë dua! Ja ku e kam që kam hyrë e kam dalë nga Greqia para se të dilte emri kandidat. E vërteta ime do vërtetohet siç e kam thënë, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Unë s’jam arrestuar dhe s’jam dënuar në Greqi po kam bërë punë me emër tjetër si gjithë shqiptarët. Po të isha në kërkim s’do hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le të hyjë Luli dhe le të dali Gaz Bardhi sa të dojë duke i ra fyllit me një vrimë, se rendësi ka e vërteta. E vërteta është me mua dhe unë jam më të vërtetën! Shumë shpejt do gjejnë një babale tjetër se babale mua s’më bëjnë dot.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat