TË FUNDIT

E rëndë në Durrës, mbytet 7 vjeçarja nga Podujeva

Një vajzë 7 vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Plazhit të Madh, pranë zonës së quajtur Iliria.

Burimet thanë se i mituri ka qenë në plazh bashkë me familjen. Por në një moment, është futur për tu larë në det dhe i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Këta të fundit kur kanë konstatuar mungesën janë futur ne det për ta kërkuar. Vajza është dërguar në spital ku dhe ndërroi jetë.

“Rreth orës 13:40,  ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura  E.H.,  7 vjeçe,  banuese  në  Podujevë,   e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H  fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital” informon policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat