Partia Demokratike ka zbuluar sot detajin, pas të cilit kërkonte të fshihej Agim Kajmaku, kryebashkiaku i PS për Vorën, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Agim Kajmaku ka pranuar deri më tani një gjysmë të vërtete, nga ato që ka thënë Partia Demokratike.
Kajmaku është shprehur se e ka ndryshuar emrin e tij, duke u vetëquajtur Jorgo Toto, por duke u justifikuar se këtë gjë e ka bërë për efekt të dokumentacionit dhe qëndrimit në Greqi.
“Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi. Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi! Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot? Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti? Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!”, shkruan Gazmend Bardhi në Facebook.

