TË FUNDIT

Ekzekutimi i ish-policit/ Pista kryesore, vrasje për hakmarrje

Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një person të dyshuar si autor të vrasjes së 26 vjecarit Santiago Malkos.

Nga ngjarja e cila ndodhi mbremjen e së martës rreth ores 22.20 minuta në nje rruge te populluar afer Xhamllkut kanë mbetur vetëm gjurmët e atentatit.

Viktima mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë.

Sipas deshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi.

Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qënë vdekjeprures për të riun duke e kapur ne organet jetesore.Viktima Santiago Malkaj, ka qenë efektiv policie për pak muaj ndërsa ishte larguar nga radhët e uniformave blu 5 vite me parë .

Në polici ka shërbyer edhe bashkëshortja e tij edhe kjo e larguar ne vitin 2016.

Pas atentatit policia ka shoqëruar disa persona të cilët pasi janë marre ne pyetje dhe më pas janë lënë të lire.

Ne sitë për hetuesit është e kaluara e 26 vjeçarit i cili mësohet se ka qënë i përfshire në disa ngjarje, një prej te cilave e ndodhur ne ish bllok vitin e kaluar ku Malko është personi që ne video duket se tërheq viktimën.

Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për hakmarrje për shkak të implikimit të 26-vjeçarit në disa ngjarje kriminale.

Dy automjetet e viktimës dhe autorëve janë dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës ku ekspertët janë duke i kqyrur për të gjetur gjurmë që mund ti ndihmojnë per drejt zbardhjes së ngjarjes.

Në automjetin e djegur autorët kanë lënë edhe armën e krimit. Ndërsa viktima mesohet se nuk kishte arme me vete por vetem celularin i cili është sekuestruar.

Gjithashtu ngjarja është fokusuar edhe nga kamerat e sigurisë se lavazhit por dhe të kompanisë Aleat por ekspertet kanë sekuetruar edhe kamerat përgjatë gjithë itinerarit që dyshohet se kanë pershkruar autorët apo edhe viktima per të zbardhur dinamikën./

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat