TË FUNDIT

Makina përplaset me autobusin, plagosen 3 pasagjerë

Tre pasagjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një makine dhe autobusi në Dibër.

Raportohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spitalin e Peshkopisë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Urës së Topojanit,  Shupenzë.

Shtetasi me iniciale A.K., duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes” u përplasur me një autobus, me drejtues  shtetasin me iniciale B. Xh.

“Në afërsi të Urës së Topojanit,  Shupenzë ka ndodhur një aksident rrugor, ku shtetasi A.K, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes” është përplasur me një automjet autobus, me drejtues  shtetasin B.Xh,  dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën,”-raportojnë uniformat blu.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat