Nëse keni lëkurë të yndyrshme, zonë-T të akneve, puçrra dhe “koka të bardha”, atëherë nuk janë akne hormonale.
Faktori tjetër i cili mund të shkaktojë aknet hormonale është stresi. Për shkak të stresit të gjitha sëmundjet inflamatore të lëkurës janë edhe më të këqija.
Si të shërohen aknet hormonale?
Tonerët tuaj të preferuar dhe tretmanët për akne me siguri nuk janë të përshtatshëm kundër shfaqjes së akneve kokëforta hormonale.
Ekzistojnë disa gjëra të cilat mund t’i provoni, duke përfshirë edhe ndryshimin e ushqimit dhe ilaçet orale.
Është mirë të hiqen nga ushqimi sheqeri dhe produktet e qumështit dhe sa më shumë të zvogëlohen sheqernat e thjeshta, të cilat përfshijnë orizin e bardhë, pataten e bardhë, bonbonet, ëmbëlsirat, lëngjet dhe ushqimin e përpunuar.
Mirëpo, ndryshimi i ushqimit mund të ndikojë te disa lloje, e te disa të tjera jo. Provoni ushqimin dymujor pa qumësht, pa gluten, pa produkte qumështi dhe pa karbohidrate, për të parë se a po eliminohen aknet.
Shumica e femrave megjithatë ka më shumë sukses me ilaçet hormonale. Njëri ndër ilaçet më të shpeshta orale janë pilulat kontraceptive, të cilat rregullojnë ciklin menstrual dhe mund të zvogëlojnë aknet.

