Viktoria është shteti i pestë që lejon njerëzit të ndryshojnë seksin në certifikatën e tyre të lindjes. Pritet që të zyrtarizohet me ligj pasi të marrë pëlqimin mbretëror.
Sipas ligjit të ri, njerëzit transgjinorë kanë lirinë të kenë dokumentet e tyre legale që i identifikojnë, edhe kur bëjnë ndërhyrje kirurgjikale. Edhe fëmijët do të jenë në gjendje të ndryshojnë gjininë e tyre me lejen e prindërve.
Shtetet e tjera ku lejohet që të gjithë të ndryshojnë gjininë janë: Tazmania, Territori Verior, Australia Jugore dhe Territori i Kryeqytetit Australian.

