TË FUNDIT

Meta përçan PS, Rama kërcënon rëndë deputetët: ‘Tradhtarët’ do ndëshkohen….

Prej dy ditësh dalin detaje të reja lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste pasditen e së mërkurës. Në këtë mbledhje ashtu sikurse kemi raportuar,  ka pasur debate të forta mes Kryeministrit Rama dhe Ish-ministrit Bushati lidhur me rastin ‘Pjetri’. Por mesa duket, ‘Valdrin Pjetri’ nuk paska qenë e vetmja mollë sherri mes Ramës dhe Bushatit, por burime thonë se edhe Presidenti Meta ka qenë një tjetër arsye e fortë e debatit në PS.

Sipas informacioneve, Rama ka hedhur akuza se Presidenti Ilir Meta po tenton të përçajë Partinë Socialiste. Mësohet se shefi i selisë rozë është shprehur në mbledhje se, është në dijeni se disa deputetët po flirtojnë me kreun e shtetit për rrëzimin e qeverisë, ndërsa ua ka bërë të qartë se ata do ta nxjerrin kokën shumë shpejt dhe që sipas tij, do të marrin atë që meritojnë për këtë “tradhti”. Madje, për t’i sfiduar ata mësohet se Rama ua ka bërë të qartë se Partia Socialiste ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë forcë e parë dhe se armiqtë e saj ta harrojnë se do ta përçajnë. Ndërkohë, të njëjtat burime theksuan se mbledhja ka qenë shumë e tensionuar saqë në debate e sipër kryeministri Edi Rama ka lënë mbledhjen dhe është larguar përpara se ajo të përfundonte.

Mbledhja ka vijuar duke u drejtuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ku në fokus të diskutimit ka qenë reformimi i degës së PS në Shkodër dhe ristrukturimi i PS në tërësi, pasi duke filluar nga shtatori kjo forcë politike do të hyjë në zgjedhje. Mësohet se Balla ka porositur anëtarët që të jenë vigjilentë ndaj këtij procesi, ndërsa ka kërkuar që prioritet për t’u zgjedhur anëtarët apo drejtues në Partinë Socialiste do të kenë personat e integritet të lartë moral dhe arsimor, si dhe të kenë kontribut të vyer në këtë parti dhe të jenë të respektuar në komunitetin ku jetojnë. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse kjo “luftë” klanesh brenda PS do të vijojë me përjashtime kundërshtarësh nga partia apo jo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat