TË FUNDIT

Vrasja e Santiagos, dalin detajet e reja

Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko mbetet ende e mbuluar me shumë enigma.

Ndërkohë, sot kanë dalë disa detaje të reja lidhur me ngjarjen.

Bëhet me dije se makina e djegur nga autorët rezulton të jetë e denoncuar si e  vjedhur, por dhe targat e përdorura.

Sipas të dhënave, targa e makinës është AA 434 LX.

Pjesë e dosjes është dhe verifikimi i telefonit personal të viktimës, thirrjet dhe bisedat, për të parë nëse ka material që mund të çojnë drejt autorëve.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët. Pistat hetimore lidhen me të shkuarën problematike të viktimës.

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat