Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Teksas, SHBA.
Një person filloi të qëllojë me armë zjarri nga automjeti i tij drejt kalimtarëve dhe makinave të tjera pranë një qendre tregtare në Odessa. Gjithçka nisi pasi drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia në një ndalesë për qarkullimin rrugor.
Sulmuesi vazhdoi të qëllojë drejt shoferëve të shumtë dhe kalimtarëve. Në një moment, ai braktisi makinën e tij dhe vodhi një kamion postar. Më pas agresori u qëllua për vdekje nga policia në një kompleks kinemaje.
Sakaq, autoritetet janë shprehur se janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje të rëndë, e cila vjen disa javë pas masakrës në El Paso, Teksas dhe Ohio ku mbi 20 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.


