Gadishulli ballkanik po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativsht të freskëta veriperëndimore, të cilat do të kushtëzojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë rënie graduale të temperaturave.
Moti sot do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut të izlolura në zonën qëndrore.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 16/30°C
Zonat e ulëta 19/34°C
Zonat bregdetare 21/31°C

