TË FUNDIT

Arta Marku kërkon hetimin e ish-ministrit të Ramës

Kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar nisjen e hetimeve për ish-ministrin Niko Peleshi, lidhur me skandalin e futjes së pesticideve të ndaluara në vendin tonë, në kohën kur ai ishte në krye të Bujqësisë.

Kujtojmë se prej disa ditësh është denoncuar rihedhja në treg e “Silikon Mix”, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është bërë më urdhër të paligjshëm nga ana e ish-ministrit Peleshi.

Me këtë veprim ish-ministri i bujqësisë, Niko Peleshi, nuk ka shkelur vetëm ligjin, por vlerat morale dhe mbi të gjitha ato humane.

Sipas Prokurorisë ka dyshime se Peleshi ka shpërdoruar detyrën, dhe për këtë kërkohet nisja e hetimeve ndaj tij.

Rasti i nisjes së hetimeve ndaj Peleshit, përbën një ndër iniciativat e para të Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e zyrtarëve të lartë. Ish-ministri i Bujqësisë, që më herët ka qenë dhe krahu i djathtë i kryeministrit Rama, kohëve të fundit është shfaqur i distancuar nga kreu i qeverisë, madje është përfolur dhe për një krisje mes tyre.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat