TË FUNDIT

Takimi me zyrtarin e DASH, Basha tregon bisedën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar mbi takimin që zhvilloi pak më parë me Drejtorin e ri të Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik.

Me një reagim në “Twitter”, kryedemokrati Lulzim Basha tha se fokusi i bisedës me zyrtarin e lartë u përqendrua tek dhënia fund e pandëshkueshmerisë së politikanëve, rikthimin e sundimit të ligjit, por edhe forcimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Postimi i Bashës: “Diskutim shume i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënie fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”- shkruan Basha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat