TË FUNDIT

Reforma zgjedhore, ‘të shporret Damian Gjiknuri’

Opozita parlamentare ka kërkuar largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore.  Kërkesa për largimin e Gjiknurit nga ky komision është bërë nga deputeti i djathtë Alban Zeneli.

Zeneli është shprehur se reforma zgjedhore të jetë detyrim parësorë, në sesionin ri politik, ndërsa renditi disa kushte në këmbim të votës pro, përfshirë ndryshimin e sistemit.

“Largimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë sesion parlamentar. Reforma zgjedhore duhet të jetë kryefjala e të gjithë politikës shqiptare dhe e këtij Kuvendit , jo vetëm për fasadë siç është përdorur e po përdoret edhe sot. Po kryer një reformë të vërtetë zgjedhore ne nuk kemi kryer asgjë. Një njeri i akuzuar dhe i dëgjuar si i përfshirë në krim elektoral nuk mund të mbajë pozicionin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore”-është shprehur Zeneli.

Kujtojmë që reforma zgjedhore nuk mund të miratohet pa marrë 84 vota. Për shkak të numrit të votave,mazhoranaca e ka të nevojshme bashkëpunimin me opozitën parlamentare.

Reforma zgjedhore kërkon 84 vota në kuvend, ndërsa partia socialiste i ka të  nevojshme  votat e te opozitës se re.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat