TË FUNDIT

Këngë e valle, Ermal Mamaqi plas videon, ja si e ‘djeg’ Jul Deda

Ermal Mamaqi i ka dhënë fund xhirimeve të filmit të dytë “I Love Tropoja”, që pritet të publikohet së shpejti në të gjitha kinematë. Pjesë e këtij filmi ishin aktorë të njohur, midis tyre Jul Deda, Xhoda, Arjola Demiri, Enca etj.

Por, si në përmbyllje të një pune të gjatë e të lodhshme, Mamaqi ka menduar të organizojë një festë në një resort ku ka mbledhur bashkë të gjithë aktorët. Si në dasmë, muzikë popullore e ushqim, aktorët e kanë shijuar shumë këtë festë.

Në sy bie Jul Deda që e ka ‘djegur’ në kërcim popullor bashkë me aktorin,  Xhoda. Nga ana tjetër Ermal Mamaqi ja ka marrë fuqishëm valles dhe ka shijuar pa fund atmosferën bashkë me stafin e tij të punës, me të cilët realizoi filmin e tij të dytë, pas suksesit të filmit “Dy gisht mjaltë”.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat