Një shitëse 82-vjeçare ka pësuar dëmtime të lehta, pasi është konfrontuar me një hajdut që donte ti vidhte dyqanin. Ajo e ka gjuajtur atë me shkopin e saj.
Në foto shihet se si shitësja Jun Turner godet me shkopin që mbahej hajdutin, teksa ky i fundit përpiqet t’i marrë mallin.
Grabitësi arriti të merrte disa para dhe cigare, e më pas të largohej.
E moshuara ra në tokë pas largimit të hajdutit, por menjëherë mbërrin ambulanca. Urgjenca vlerësoi se e moshuara nuk kishte dëmtime serioze dhe nuk e shoqëroi në spital.
Lidhur me ngjarjen si autor i dyshuar është arrestuar një 28-vjeçar, i cili po hetohet i lirë në pritje të një tjetër vendimi.
Nga përplasja Turner përfundoi me një sy të nxirë dhe ishte disi e tronditur nga ajo që kaloi. Më pas ajo u kthye në dyqanin e saj rreth një orë më vonë.

