Depresioni dhe problemet sentimentale kanë çuar drejt aktit të vetëhelmimit dy 20-vjeçare në qarkun e Beratit. Adelajda Caushi, 20-vjeçe, nga fshati Ura e Kuçit në Urë-Vajgurore dhe Anila.K. 20-vjeçe, nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës kanë mbërritur pranë Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burimet zyrtare pranë këtij reparti kanë deklaruar se vajzat kanë pirë medikamente helmuese që përdoren në bujqësi dhe kanë mbërritur në Urgjencën e Beratit në gjendje kritike për jetën. Të njëjtat burime pohojnë se vajzave iu është dhënë ndihma e parë mjekësore pranë këtij reparti dhe më pas janë dërguar me urgjencë me autoambulanca drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Burimet e policisë konfirmojnë se vajzat janë helmuar në banesat e tyre në kushte të rënda depresioni. Dy 20-vjeçaret kanë qenë të fejuara dhe dyshohet se shkak për ndërmarrjen e aktit të vetëhelmimit kanë qenë problemet dhe konfliktet e shpeshta me partnerët e tyre gjë që është pohuar në polici edhe nga deklaratat e dhëna nga familjarët e dy vajzave.

