TË FUNDIT

Thellohet bilanci i viktimave në Bahamas

Vijon të thellohet bilanci i viktimave të shkaktuara nga uragani Dorian  në ishujt Bahamas. Sipas mediave të huaja numri i tyre ka arritur në 43 dhe pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim.

Sipas ministrit të Shëndetësisë në Bahamas Duane Sands forcat e shpëtimit janë në terren, por numri i personave që kanë humbur jetën do të rritet sërish.

“Dorian” arriti shkallën me një lartë për një uragan, shkallën e pestë duke u regjistruar si më i fuqishmi që ka goditur ishujt Bahamas.

Stuhia e tij zgjati dy ditë dhe shkaktoi një numër ende të papërcaktuar përfundimtar viktimash dhe dëme kolosale materiale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat