TË FUNDIT

Deputetët gati të shkojnë në gjykatë për të shtyrë Brexit

Deputetët, përfshirë të dëbuarit nga partia e Boris Johnson, po përgatisin veprim juridik në rast se kryeministri refuzon të kërkojë një shtyrje të Brexit.

Një projekt-ligj që i kërkon Boris Johnson të kërkojë një shtyrje të datës së largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE në 31 tetor është përgatitur për të marrë pëlqimin e Mbretëreshës.

Por kryeministri ka thënë se ai “më mirë vdes” sesa të kërkojë një shtyrje tjetër të afatit.

Tani deputetët kanë ngritur një ekip ligjor dhe janë të gatshëm të shkojnë në gjykatë për të zbatuar legjislacionin, nëse është e nevojshme.

Projektligji ndër-partiak – i cili kërkon nga kryeministri të zgjasë afatin e daljes deri në janar nëse Parlamenti nuk pranon një marrëveshje me BE deri më 19 tetor – u miratua të Premten.

Megjithëse qeveria ka thënë se do t’i përmbahet ligjit, kryeministri  Johnson e përshkroi atë si diçka që do ta detyrojë atë “në teori” që t’i shkruajë Brukselit për t’i kërkuar një “vonesë të pakuptimtë”.

Qeveria ka deklaruar se publiku britanik ishte i qartë në referendumin e 2016 dhe se ata dëshirojnë të realizohet Brexit.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn tha për BBC News se partia nuk po ndërmerr veprime ligjore mbi legjislacionin, por tha se ishte “në dijeni të veprimeve që po diskutohen dhe përgatiten”.

Ai shtoi se partia e tij do të lejojë zgjedhje të përgjithshme “kur të jemi të qartë se do të ketë fund për rrezikun e daljes nga BE pa marrëveshje më 31 tetor”.

“Ne kemi nevojë për një deklaratë të qartë nga kryeministri që ai do t’i përmbahet atij akti parlamentar,” tha Corbyn./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat