Një 49-vjeçar është plagosur në punë mbrëmjen e sotme.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku i lënduari është plagosur ditën e sotme në një kantier ndërtimi.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor, shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

