Boris Johnson ka mohuar të ketë gënjyer Mbretëreshën për këshillat që i dha asaj për pezullimin pesë-javor të Parlamentit.
Deklarata e kryeministrit vjen pasi gjykata më e lartë civile e Skocisë vendosi të mërkurën se mbyllja ishte e paligjshme.
I pyetur nëse e kishte gënjyer Mbretëreshën në lidhje me arsyet e tij të pezullimit, ai u përgjigj: “Absolutisht jo”.
Ai shtoi: “Gjykata e Lartë në Angli pajtohet qartë me ne, por Gjykata Supreme do të duhet të vendosë”.
Fuqia për të pezulluar parlamentin i përket Mbretëreshës, e cila vepron me këshillën e kryeministrit.
Pezullimi aktual pesë-javor filloi në orët e para të së martës, dhe deputetët nuk janë planifikuar të kthehen deri më 14 tetor.
Partia Laburiste ka thënë se është “më e rëndësishme se kurrë” që Parlamenti të mblidhet pasi qeveria publikoi vlerësimin e saj për Brexit pa marrëveshje./real-news.tv/

