Komisioni Evropian ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka dalë me një zgjidhje për kufirin irlandez.
Megjithatë, Downing Street tha se një takim i mbajtur mes Boris Johnson dhe presidentit të Komisionit Jean-Claude Juncker ishte “konstruktiv”.
Por në një deklaratë pas drekës së punës, Komisioni tha që nuk u dhanë propozime për të zëvendësuar politikën e diskutueshme të Brexit.
Johnson e ka quajtur atë “jodemokratike” dhe tha se duhet të hiqet nga çdo marrëveshje që ai do të bënte me BE.
Blloku ka thënë se është i gatshëm të shikojë alternativa, por që një politikë sigurimi për kufirin irlandez duhet të jetë.
Të dy Johnson dhe Juncker – të cilët u takuan për herë të parë që kur Kryeministri mori detyrën në korrik – ranë dakord se diskutimet midis MB dhe BE “janë të nevojshme për t’u intensifikuar” dhe se takimet “së shpejti do të zhvillohen çdo ditë”.
Por, pavarësisht nga rezultati, zyra e qeverisë tha që kryeministri “nuk do të kërkonte një zgjatje të Brexit përtej 31 tetorit”./real-news.tv/

