SHBA po shqyrton përgjigjen ndaj sulmeve në Arabinë Saudite

Mike-Pence.jpg

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po rishikojnë provat që sugjerojnë se Irani qëndron pas sulmeve ndaj rafineritë e naftës saudite. Ai shtoi se SHBA-ja është e gatshme për të mbrojtur interesat dhe aleatët e saj në Lindjen e Mesme.

“Jemi duke vlerësuar të gjitha provat. Ne po këshillohemi me aleatët tanë. Dhe, presidenti do të përcaktojë rrugën më të mirë të veprimit në ditët në vazhdim”, tha Pence në një fjalim në Fondacionit Heritage në Uashington.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin çfarëdo veprimi të nevojshëm për të mbrojtur vendin tonë, trupat tona dhe aleatët tanë” tha Pence.

Nëse Irani do të kryente sulmet e së shtunës për të bërë presion ndaj presidentit Trump që të lehtësojë sanksionet mbi programin e tij bërthamor, atëherë kjo strategji do të dështojë, tha nënpresidenti Pence.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka udhëtuar për në Arabinë Saudite për të diskutuar përgjigjen ndaj sulmeve.

Nga ana tjetër, Irani ka mohuar se qëndron pas sulmeve, të cilat reduktuan prodhimin e naftës në Arabinë Saudite./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303