fbpx

Asnjë fitues nga zgjedhjet në Izrael

israel-elections-1.jpg

Asnjë fitues i qartë nuk ka dalë nga zgjedhjet e Izraelit, duke lënë një pikëpyetje se kush do të jetë kryeministër, konfirmojnë rezultatet e pjesshme zyrtare.

Me rreth 60% të votave të numëruara, partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka rezultat  të barabartë me atë të sfiduesit kryesor të qendrës së majtë.

Rezultatet tregojnë se secila do të luftojë për të formuar një koalicion shumicë me parti më të vogla. Rezultatet jozyrtare flasin për një barazi mes partisë “Likud” te Benjamin Netanjahut dhe forcës Blue and White të kundërshtarit të tij kryesor Benny Gantz. Të dy kanë siguruar nga 32 vende.

Një rezultat i tillë nuk i jep asnjërës palë mundësinë për të krijuar shumicën e re parlamentare.

Kryeministrit të ri do t’i duhen 61 mandate për të formuar qeverinë. Në këto kushte Netanjuahu dhe kundërshtari i tij Benny Gantz po kërkojnë të bëjnë koalicion me partitë e tjera më të vogla.

Ato janë “Izrael Beiteinu”, që siguroi 9 mandate, dhe “Lista e Përbashkët”, një koalicion me parti arabe dhe izraelite, por që Netanyhau refuzon bashkëpunimin.

Forca që mund ti japë palëve çelësin e qeverisë është Israel Beiteinu e drejtuar nga Avigdor Lieberman. Por ky I fundit përsëriti qëndrimin se do të mbështesë vetëm një qeveri që përfshin të dy forcat kryesore: Likud dhe Blue&White.

Ai ka përjashtuar mundësinë që të ulet në bisedime me Netanjahun për të krijuar një koalicion qeverisës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303