Policia italiane ka arrestuar gjithsej 21 persona, të gjithë të dyshuar të një bande kriminale që merrej me trafik droge dhe vepronin në periferi të kryeqytetit të Italisë.
Operacioni i quajtur “Luciferi 2017” dhe u koordinua me oficerët e policisë antimafia të Romës.Të gjithë të dyshuarit dhe janë vendosur në paraburgim dhe midis të arrestuarve janë elementë të shquar të krimit të kryeqytetit italian, përfshirë Fabrizio Capogna (që i përkasin familjes së njohur Capogna) dhe Gaetano Giuseppe Mazza, të dyshuar për krime që lidhen me shpërndarje droge.
Po ashtu, i arrestuar është edhe italiani Davide Barberis. Ky i fundit po ashtu njihet si personazh krimi dhe hetuesit thonë se ka lidhje të ngushta me nëntokën e krimit shqiptar.

