TË FUNDIT

Netanyahu i bën thirrje rivalit të formojnë koalicion

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë thirrje kundërshtarit të tij kryesor politik, Benny Gantz, që të krijojnë një qeveri uniteti, pas zgjedhjeve të përgjithshme të cilat nuk prodhuan asnjë fitues bindës.

Mediat lokale raportojnë se të dy partitë nuk  siguruan votat e mjaftueshme për të formuar një koalicion.

Duket se partia e Gantz e ka kundërshtuar propozimin e kryeministrit.

Edhe më herët, Gantz e ka përjashtuar idenë e një koalicioni me Netanyahun, i cili po përballet me akuza për korrupsion.

Netanyahu i ka mohuar akuzat kundër tij.

Këto janë zgjedhjet e dyta në Izrael, që u zhvilluan gjatë këtij viti. Në muajin prill, pas zgjedhjeve të përgjithshme, Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës dhe si pasojë shpalli zgjedhjet e reja./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat