fbpx

Pantera e zezë ‘zapton’ dritaret e shtëpive

BlackPantherRoof.png

Një ngjarje e çuditshme dhe tejet e rrezikshme ka ndodhur, ku një panterë e zezë është kapur duke kaluar jashtë dritareve të shtëpive në Francë.

Banorët e trembur kanë parë panterën duke u ngjitur në katin e dytë dhe duke hyrë brenda dhe jashtë një dritareje të hapur për gati një orë.

Policia bëri një kordon në rast se ajo kërcen, ndërsa shpëtimtarët hynë në ndërtesë me qetësi për të mos e tronditur panterën. Veterinari më pas e qetësoi me një shiringë që e vuri në gjumë.

Pantera e cila peshonte rreth 20 kg, ishte rreth pesë ose gjashtë muajshe dhe kishte përmasat e një qeni të vogël Labrador, tha Kader Laghouati nga organizata Animal Protection League për gazetën “La Voix du Nord”.

Pas kapjes së sja, pantera u vendos në një kafaz dhe iu dorëzua zyrtarëve qeveritarë të kafshëve të egra, të cilët më pas e dorëzuan në Lidhjen e Mbrojtjes së Kafshëve për të qëndruar gjatë natës.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303