Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohet me Presidentin e SHBA, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombit të Bashkuar për të diskutuar krizën e Iranit, tha të enjten një zyrtar i Elysee.
Franca do të vazhdojë përpjekjet për të qetësuar tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit, tha zyrtari.
SHBA dhe Arabia Saudite po akuzojnë Iranin për sulmin në cisternat e naftës saudite, akuza të cilat Irani i ka mohuar.
Irani akuzon SHBA se po nxit tensionet në Lindjen e Mesme dhe është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet në të njëjtën monedhë./real-news.tv/

