Kryeministri britanik, Boris Johnson ka 12 ditë kohë për të paraqitur një propozim me shkrim për Brexit, përndryshe gjithçka ka mbaruar, deklaroi kryeministri finlandez Antti Rinne, vendi i të cilit ka presidenca e radhës të Bashkimit Europian.
Ai shtoi se për këtë ka diskutuar dhe ka rënë dakord edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Një burim nga Downing Street deklaroi për BBC-së se propozimet britanike do të bëhen “në kohën e duhur”.
Johnson kishte deklaruar më parë se besonte se samiti i BE-së më 17 tetor ishte koha dhe vendi i duhur për të gjetur një marrëveshje për një marrëveshje konsensuale divorci me Brukselin.

