TË FUNDIT

Brexit/ BE dhe Britania mund të arrijnë një marrëveshje

Sekretari i Brexit, Stephen Barclay, u takua në Bruksel me kryenegociatorin e BE Michel Barnier.

Pas takimit, Barclay ka thënë që Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë një “qëllim të përbashkët”, të arrijnë një marrëveshje të re tërheqjeje.

Ai shtoi se kryeministri Boris Johnson dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ishin “të qartë” se kjo është ajo që ata donin.

Komisioni tha se ishte “i hapur” për propozimet nga Mbretëria e Bashkuar.

Afati i fundit për Mbretërinë e Bashkuar për të dalë nga BE është 31 Tetori.

Të enjten, Juncker tha që një marrëveshje e re Brexit mund të arrihet deri atëherë.

Johnson tha që po bëhej njëfarë “përparimi”, megjithëse shtoi se është e rëndësishme të mos “ekzagjerohet” kjo.

Por Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney i tha BBC të Premten se kishte një “hendek të madh” mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, dhe se Brukselin është ende duke pritur propozime serioze nga Londra./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat