TË FUNDIT

Trump nuk kursehet, rrit sanksionet ndaj Iranit

Pas paralajmërimit që bëri Presidenti amerikan Donald Trump, të shtunën qeveria e SHBA me urdhrin e Trump kanë vendosur sanksionet ndaj Bankës Qendrore të Iranit, Fondin Kombëtar të saj të Zhvillimit gjithashtu edhe kompanisë “Etemad Tejarat Pars” me bazë në Iran, ku sipas informacioneve mësohet të jetë e lidhur me blerje armatimesh.

Sekretari Shtetit, Michael Pompeo  pas këtij vendimi sqaroi përmes një deklarate edhe detajet mbi sanksionet e sapo vëna ndaj Iranit.

“Në një përpjekje të dështuar për të krijuar probleme në ekonominë globale, Republika Islamike e Iranit sulmoi Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ky akt agresioni ishte i sofistikuar në mënyrën se si u planifikua dhe i pacipë në mënyrën se si u ekzekutua. Provat tregojnë Iranin dhe vetëm Iranin si autor të sulmit. Si rezultat Presidenti Trump udhëzoi administratën e tij të rrisë ndjeshëm sanksionet tashmë historike ndaj sponsorit kryesor të terrorizmit në botë”, thuhej në deklaratën e sekretarit Pompeo.

Por nga ana tjetër qeveria e Iranit e ka kundërshtuar kategorikisht të ketë qenë e përfshirë në sulmin e madh në rafineritë e naftës një javë më parë në Arabinë Saudite, duke shtuar se sulme të tjera do të shkaktonin luftë mes të gjitha fronteve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat