TË FUNDIT

Ja pse nuk shpallet gjendja e emergjencës

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se në banesat e dëmtuara rëndë do të ketë ndërhyrje radikale, ndërsa për të tjerat kompensim në bazë të ligjeve në fuqi.

Sa i takon akuzave të opozitës për shpalljen e emergjencës, Koçi thotë se nuk janë kushtet për një gjë të tillë.

“Gjendja e emergjencës së shpallur sipas ligjit është kur me strukturat të cilat përgjigjen për të përballuar këto lloj emergjencash nuk ja arrin dot. Nuk mund të përballohet situata sepse përmasa e fatkeqësisë është e tillë që nuk mund ta përballojë policia dhe forcat e armatosura me strukturat përkatëse. Bëhet kjo shpallje në mënyrë që çdo energji, strukturë shtetërore dhe kapacitete private vihen në shërbim të emergjencës. Deri tani nuk shoh një situatë të tillë, fatmirësisht nuk jemi në atë lloj përmase të propozohet një gjë e tillë. Mbetet për tu gjykuar.Nuk është rasti për të bërë lojëra politike me ngjarje të tilla si tërmetet”, tha zv.ministri Koçi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat