Zëvendëssekretari amerikan i Thesarit tha se SHBA do të sanksionojë çdo entitet që i jep ndihmë lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah, njoftoi një burim libanez.
Zyrtari amerikan siguroi se sanksionet do të synojnë çdo palë që i siguron mbështetje materiale Hezbollahut, qoftë armë apo para, pa synuar subjektet që lidhen vetëm me politikën e Hezbollahut.
Pjesë e rëndësishme e politikës libaneze, i përfaqësuar në qeveri dhe parlament, Hezbollahu është i përfshirë ushtarakisht në konfliktin e Sirisë, përkrah regjimit të Damaskut dhe Iranit.
Armik i betuar i Izraelit dhe SHBA-së, organizata është klasifikuar si grup terrorist nga Uashingtoni, që nga viti 1997 dhe shumë prej deputetëve e zyrtarëve të tij janë në shenjestër të sanksioneve amerikane.

