TË FUNDIT

Stuhia përmbyt Laçin dhe Krujën, izolohen disa familje, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Reshjet e dendura të shiut me erë të fortë dhe stuhi kanë shkaktuar përmbytje të shumta në disa qytete dhe bllokime të rrugëve.

Qyteti i Laçit është përmbytur, po ashtu edhe disa fshatra në Krujë dhe në Fushë Krujë.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar fshatrat e Krujës. Po ashtu edhe aksi Fushë – Krujë -Milot është bërë i pakalueshëm.

Autostrada Tiranë-Durrës është përmbytur nga Vora në Maminas duke bllokuar qarkullimin në këtë pjesë dhe për pasojë të gjitha automjetet janë të detyruar që të qarkullojnë nga rruga e vjetër.

Ndërkohë që probleme ka pasur thuajse në pjesën më të madhe të qyteteve me rrëzime pemësh dhe rënie gurësh në akset kryesore, por qarkullimi vijon dhe situata nuk paraqitet e rëndë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat