BANANE
Bananet ndihmojnë në luftimin e depresionit.
QERSHIA
Qershitë ndihmojnë në lehtësimin e inflamacionit dhe gjithashtu edhe në parandalimin e artritit.
BUKA
Në antikitet buka është përdorur nga njerëzit si gomë.
MOLLA
Mollët i përkasin familjes së trëndafilave, ashtu edhe kumbulla dhe dardha.
UJE KOKOSI
Uji i arrës së kokosit lufton dehidratimin. Madje, ai është provuar si një zëvendësues i mundshëm i plazmës së gjakut në situata emergjente.
KOKOSHKAT
Kokoshkat e gatuara në mikrovalë lëshojnë gaz toksik dhe dëmtojnë mushkëritë.
KAFEJA
Sipas një studimi të botuar në Neë England Journal of Medicine, 2-3 filxhanë kafeje mund të rrisin jetëgjatësinë e burrave me 10 përqind dhe të grave me 13 përqind.
VEZA
Vezët nga pula e rritur jashtë në natyrë, përmbajnë një të tretën e kolesterolit dhe një të katërtën e yndyrave të ngopura në krahasim me vezët e prodhuara për tregëti.

