TË FUNDIT

Ja si të karikoni telefonin kur harroni karikuesin

Telefonat janë një ndër gjërat të cilat jemi mësuar t’i mbajmë gjithnjë me vete. Ndodh që mund të dalim nga shtëpia për të shkuar në punë apo në shkollë dhe telefoni s’ka bateri. Mund të ndodhë që me vete të keni vetëm një fish të telefonit por jo kokën e karikuesit.

Kjo duket sikur nuk ka zgjidhje, por në të vërtetë ka një mënyrë se si celulari të marrë bateri pa nevojën e karikuesit.

Nëse vini re, aty ku po qëndroni duhet të ketë një laptop, PC apo televizor, i cili duhet të ketë vend për USB. E vetmja gjë që mund të bëni është të fusni fishën aty dhe të prisni që telefoni të marrë karikim.

Nuk do të marrë karikim aq shpejt sa me karikuesin origjinal, por e mira është se nuk do të mbeteni pa bateri.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat