Gazetari i njohur në Bruksel, Jack Parrock ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe qëndrimin e tij, pas vendimit të Bundestagut gjerman.
Parrock shkruan në rrjetet sociale se Rama po feston vendimin e Bundestagut dhe falenderon Merkelin, duke e manipuluar vendimin gjerman për hapjen e negociatave me BE.

“KM i Shqipërisë @ediramaal po feston si fitore kushtet që votoi Bundestagu Gjerman për hapjen e negociatave të vendit të tij me BE.
Ai falenderon #Merkel dhe e manipulon situatën si vullnet të Gjermanisë për të hapur negociatat me BE”, shkruan ai.
Kujtojmë që gazetari nuk është i panjohur për kryeministrin. Madje, gjatë verës ai erdhi në Shqipëri ku realizoi një intervistë në Dhërmi, ku Rama po kalonte pushimet

