TË FUNDIT

Jozefina Topalli nderohet me çmim në Shkodër

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është nderuar me çmimin e karrierës në Universitetin e Shkodrës, ndërsa ka mbajtur një fjalim  dhe përpara të pranishmëve në auditor.

Topalli është shprehur e surpizuar nga marrja e çmimit, pasi sipas saj kur bie nga pushteti zakonisht humbet edhe shansin për tu vlerësuar dhe për tu nderuar.

“Isha me djalin e porsalindur të vajzës në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e universitetit dhe më tha se do nderohesha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime.

Unë isha mesuar që sistemi, edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin shpallesh armike.

Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ëndërr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungese përfaqësimi dhe djegie mandatesh.

Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, u shpreh Topalli.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat