TË FUNDIT

Video/ Kjo është macja më e vogël në botë

Të gjithë ju që dashuroni kafshët e sidomos macet duhet që patjetër të njiheni me macen më të vogël në botë.

Prestigjiozja BBC ka publikuar një video ku njiheni me macen më e vogël në botë. Macja është aq e vogël sa mund ta mbani në pëllëmbën tuaj.

Por mos u mashtroni nga madhësia e saj pasi edhe të qenit i vogël ka përparësitë e veta.

Ajo fshihet shumë lehtë mes gjetheve. Këto lloj macesh janë të vetmuara por kujdes janë shumë aktive.

Sytë e saj janë 6 herë më të fuqishëm sesa syri i njeriut. Këto lloj macesh të egra jetojnë kryesisht në Azi e sigurisht në pyje e xhungla.

Macet mbrohen me ligj dhe është e paligjshme të jenë objekt gjuajtjeje ose tregtohen në Indi ose Sri Lanka.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat