TË FUNDIT

Tërmeti në Stamboll, 8 të plagosur

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se nga tërmeti që goditi sot Stambollin janë plagosur të paktën tetë persona.

Duke folur në Aeroportin Ataturk pas kthimit nga takimet në New York, ku qëndroi për të marrë pjesë në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdogan theksoi se pas tërmetit 5,8 ballësh në Stamboll janë regjistruar edhe 28 lëkundje të tjera më të lehta.

Tërmeti gjithashtu është ndjerë në Stamboll dhe qytetet përreth.

Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmarasë.

Tërmeti ka ndodhur në thellës prej 6,99 kilometra dhe 21,68 kilometra larg rrethit nga Silivri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat