Një studim është kryer kohët e fundit në Britaninë e Madhe lidhur me faktin se sa orë qëndrojnë femrat dhe meshkujt në celular gjatë një dite.
Nga rezultatet e studimit bëhet me dije se janë femrat ato që qëndrojnë më shumë në telefon.
Ato kalojnë 71 ditë të vitit duke përdorur telefonat e tyre, ndërsa burrat dy javë më pak se gratë.
Femrat përdorin telefonin mesatarisht katër orë e 42 minuta çdo ditë, krahasuar me burrat që përdorin atë tre orë e 49 minuta, ose 13 ditë më shumë çdo vit.
Kjo tregon se femrat kanë krijuar një varësi më të madhe ndaj rrjeteve sociale dhe rezultatet flasin vetë.

