Irani ka shkelur sërish marrëveshjen bërthamore të arritur me fuqitë e mëdha duke pasuruar uranium me centrifugë të përparuar, sipas një raporti nga vëzhguesit bërthamor të Kombeve të Bashkuara.
Irani po shkel kufizimet e marrëveshjes së tij me fuqitë e mëdha hap pas hapi në përgjigje të sanksioneve amerikane të vendosura nga Uashingtoni pasi u tërhoq nga marrëveshja në maj të vitit të kaluar.
Uashingtoni ka thënë vazhdimisht se është i përgatitur të zhvillojë bisedime me Iranin për një marrëveshje më të gjerë, duke argumentuar se sanksionet e saj të ashpra ekonomike do ta detyrojnë Iranin të ulet në tryezën e bisedimeve. Teherani, megjithatë, ka përjashtuar bisedimet deri sa të hiqen këto sanksione, ndërsa vazhdon zgjerimin e tij bërthamor./real-news.tv/

