TË FUNDIT

‘Rudinat’ e politikës…

Nga Ida Nurçe

Kam pak kohë që nuk shkruaj për situatën politike në vend.

Por sot has në një lajm për Rudina Hajdarin, të cilën na e paskan sulmuar në Shkodër!!! Çudi, si mund të sulmosh një viktimë?!

Futem shoh videon dhe thashë me vete, “sa I guximshëm ai djalë, që po i fliste Rudinës ashtu!” Ore duhet guxim te flasësh me këta aq hapur, se as nuk të kuptojnë dhe të shkon mundi kot.

Rudinë moj, fati jot I keq që unë shkruaj pas kaq shumë kohësh për politikën dhe lapsi të zuri ty!

Tani më dëgjo me kujdes, jo se jam më e zgjuar se ti, por sepse kam jetuar më shumë se ti në këtë vend plehrë, ku vetëm politikanë e politikë nuk ka.

Të bësh politikë nuk do të thotë të kundërvihesh kudo, apo të kesh gjithmonë diçka për të thënë, por të jesh atje jashtë me atë burrin te lagja ime që mbledh kanaçe cdo ditë për të siguruar bukën e gojës e nga turpi nuk e çon kokën kurrë; me atë të moshuarin që fle në rrugë; me atë zonjën qe rrit 7 kalamaj me atë pensionin qesharak; me atë studenten qe ha një herë në ditë, se aq i ka mundësitë familja e saj… Jo te gjithë patën fatin tënd të rriten me nderimet qe i la i ati pas dhe pa u vrarë nga e keqja e këtij shteti!!

Më thuaj pak sa nga këta ke takuar në jetë?! Në sa qytete të Shqipërisë ke qenë? Sa fshatra të vendit ke vizituar, sepse si një deputete që do bësh ndryshimin ne këtë mëhallë, duhet të njohësh mirë nevojat e qytetarëve që përfaqëson. Më thuaj pak sa moshatarët e tu janë të papunë, sepse ti dhe ca fytyra të tjera si puna jote I keni zaptuar të gjithë pozicionet e mundshme me të afërm e militantë kokëboshë! Më thuaj sa të rinj largohen çdo ditë nga vendi, ku ti je një e zgjedhur për përfaqësi? A e di ti se cfarë punësh bëjnë ata që shkojnë nëpër botë?! Punë krahu bëjnë… edhe pse kane kryer fakultete ne vendin tim e ne vendin e tyre, se i yti nuk mund të jetë sa kohë ti nuk e respekton!

M’u përgjigj pak Rudinë, por jo me atë fjalorin me te ngecura siç di ti, mu përgjigj më shifra të sakta dhe siç të takon të flasësh, si deputete!

Unë nuk kam arritur ta njoh tët atë, se kam qenë e vogël në atë kohe dhe shumë pak mbaj mend, por mesa kam dëgjuar të flitet për të, ti nuk ke lidhje me atë që ai ka përfaqësuar dhe vazhdon të përfaqësojë në këtë vend që e ka marrë llumi.

Nuk janë gjë tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore, para të keqes që jeni ju në këtë vend.

Ju jeni një gangrenë, që po e çoni në hale të qenve këtë vend. Po ia merrni shpirtin këtij populli, I cili I dehur nga shpresa vazhdon të besojë se ndoshta një ditë në do bëhemi!Por ne nuk mund të bëhemi kurrë, për aq kohë sa ka farrë si puna jote Rudinë.

Tregohu më arsyeshme dhe hiq dorë nga politika, nuk është punë për ty ajo, do këllqe Rudinë dhe jo vetëm.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat