Historia e makaronave filloi kur njeriu braktisi jetën nomade dhe u bë bujk, kur mësoi të mbillte dhe të korrë. Në kohën që historia e njeriut kryqëzohet me atë të grurit dhe historia e makaronave fillon pikërisht këtu.
Nga korrja në korrje, nga brezi në brez, njeriu ka mësuar ta përpunojë grurin edhe më mirë duke e bluar, përzier me ujë, duke e zbutur në brumëra të hollë dhe duke e gatuar në gur të nxehtë.
Shumë shekuj para lindjes së Krishtit, Grekët dhe Etruskët kishin prodhuar dhe konsumuar llojet e para të makaronave. Dëshmia e parë e ekzistencës së diçkaje të ngjashme me makaronat daton që në mijëvjeçarin e parë para Krishtit, në civilizimin Grek.
Fjala greke “laganon” u përdor për të treguar një fletë të madhe prej pastës së makaronave të ndarë në shirita të hollë. Nga “laganon” rrjedh termi latin “laganumi”, të cilin Ciceroni përmend në shkrimet e tij.

