Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa ka proceduar penalisht për moskallëzim krimi 5 të tjerë. Nëpërmjet operacionit të koduar “Bulevardi”, policia ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për “Moskallzim krimi”.
Sekuestrohen 320 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

