TË FUNDIT

20 të vdekur e mbi 100 të plagosur nga tërmeti në Indonezi

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën, mbi 100  janë plagosur dhe 2,000 janë evakuuar si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.5 ballë në provincën Maluku në Indonezi.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Agus Wibowo tha se tërmeti dëmtoi shumë shtëpi, një numër të objekteve publike siç janë urat dhe rrugët kryesore që çojnë në portet dhe ndërtesat e kampusit në disa universitete.

Tërmeti gjithashtu dëmtoi disa kisha dhe xhami rreth qytetit, tha ai. Tërmeti me magnitudë prej 6.5 ballë goditi provincën Maluku të Indonezisë në orën 6.48 të mëngjesit sipas orës lokale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat