Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri disa deklarata të fuqishme lidhur me shtetin e Kosovës gjatë fjalës së tij në OKB.
Ai i bëri thirrje Serbisë që të lihen pas inatet e vjetra dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran e të pavarur.
Mediat serbe menjëherë e kanë cilësuar si ‘provokim’ fjalën e Ramës, mirëpo i kanë qëndruar kontekstit të deklaratës së tij.
“Rama: Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë ta njohin pavarësinë e Kosovës”- kështu e nis titullin e shkrimit media serbe “Sputnik”, e cila vijon më tej duke cituar kryeministrin shqiptar, Edi Rama si vijon: “ka ardhur koha që të gjitha vendet e këtij Kuvendi, veçanërisht miqtë tanë serbë, ta njohin pavarësinë e Kosovës” dhe ta pranojnë, argumenton ai, realitetin si bazën e vetme të besueshme për ndërtimin e një të ardhme më të mirë të përbashkët”-thuhet në shkrim.


